Flash News

E-TJERA

Falsifikonte dokumentet për regjistrimin e pronave, arrestohet ish-juristi i Hipotekës së Lushnjës

Falsifikonte dokumentet për regjistrimin e pronave, arrestohet ish-juristi

Policia e Fierit ka arrestuar një ish-jurist të Hipotekës në Lushnje të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyra. Në pranga është vënë shtetasi, Selami Kasapi, 57-vjeç, banues në Lushnjë.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale "Shpërdorim detyre"" thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burime zyrtare, Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.

Të fundit