All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Falsifikuan dokumentet dhe përvetësuan tokë në Mëzez, masa sigurie për 5 persona, mes tyre punonjës të Kadastrës

All - Paragraf - 1

Falsifikuan dokumentet dhe përvetësuan tokë në Mëzez,

Janë ekzekutuar masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh ose shpërdorim të detyre.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, 2 shtetas në bashkëpunim me 3 punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëpërmjet falsifikimit, kanë kaluar në pronësi të dy prej të akuzuarve, një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez që ishte pronësi të një shtetasi tjetër.

Për dy prej të akuzuarve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për tre të tjerët masa e pezullimit nga detyra. Po ashtu, është bërë edhe sekuestrimi i sipërfaqes së tokës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:

-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç; 

-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;

-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së”, njofton policia.

Të fundit