Flash News

E-TJERA

Falsifikuan hartën në Photoshop për të nxjerrë legalizimin/ Detajet për arrestimin e juristit të Kadastrës së Durrësit, në pranga dhe 2 të tjerë

Falsifikuan hartën në Photoshop për të nxjerrë

Policia e Durrësit ka dhënë detajet për arrestimet e sotme në Kadastrën e Durrësit, ku janë arrestuar katër persona, një prej tyre juristi i Kadastrës, Mikel Zaho.

Në kuadër të operacionit të koduar "Mbikalimi" janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

"Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe harta e tokës e ndërtesës është bërë në Photoshop për të nxjerrë leje të legalizimit për objektin për një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2." thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Falsifikim të dokumenteve" dhe "mashtrim", kryer në bashkëpunim. Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli.

Kujtojmë se Mikel Zaho është arrestuar dhe në vitin 2019 për tjetërsimin e 68 000 m2 në Gjirin e Lalëzit dhe Kepin e Rodonit

Të fundit