Flash News

E-TJERA

Familja e Gjovalin Shkambit reagon pas deklaratave kërcënuese: Keqardhje për situatën e krijuar

Familja e Gjovalin Shkambit reagon pas deklaratave kërcënuese:

Pas arrestimit disa ditë më parë të Gjovalin Shkambit, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi, ka reaguar familja e tij.

Në një deklaratë publike, familjarët kërkojnë mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale të Gjovalinit dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje.

"Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.

Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë!

Me respekt, Familja e Gjovalin Shkambi", thuhet në reagim.

Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që dënon Elvis Shkambin për vrasjen e Astrit Kalasë, do të ketë të njëjtin fat si gjyqtari i ndjerë.

Të fundit