Flash News

E-TJERA

Familja e Martin Canit letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve shqiptare: Po manipulohet ngjarja

Familja e Martin Canit letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve

Familja e Martin Canit i është drejtuar me një letër ambasadën amerikane në Tiranë dhe institucioneve shqiptare.

Konkretisht, familja Cani i është drejtuar Presidenti Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha.

Në letrën, familja Cani shprehet se Martinit po i bëhet një vrasje e dytë pasi institucionet po tentojnë të manipulojnë ngjarjen për të shpëtuar autorët.

“U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët. Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit”, thuhet në letër.

Të fundit