Flash News

E-TJERA

Familja shqiptare u shua në Itali, flet miku i 22-vjeçarit: Darion dhe të atin i gjeta me puls

Familja shqiptare u shua në Itali, flet miku i 22-vjeçarit: Darion

Një tragjedi ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin Rughi, pranë Porcarit, në provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit me monoksid karboni.

Anëtarë të familjes Kola, Arti dhe Jonida, prindërit e Hajdarit 22 vjeç dhe të miturës Xhesika, vetëm 15 vjeç janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën e Pianna di Luca.

Në Top Story, miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela, ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit.

“Nuk dinim defekt për kaldajën. Kur erdhi policia shkuam te shtëpia, te kati i dytë… kur i pamë të katërt. Jemi fqinj. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët. Më pas edhe unë patra probleme, dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne. Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën.

Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi.

Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv. Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë”, u shpreh ai.

Të fundit