Flash News

E-TJERA

Familjarët e 27-vjeçares ngrenë dyshime: Vajzën e kanë vrarë, nuk u hodh vetë

Familjarët e 27-vjeçares ngrenë dyshime: Vajzën e

Tezja e 27-vjeçares që i dha fund jetës në Kamëz, pasi dyshohet se i ishin shpërndarë foto intime, ka hedhur akuza të forta mbi ngjarjen.

Ajo ka treguar për mediat se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Ajo akuzon se dikush e ka shtyrë nga tarraca duke thënë se 27-vjeçarja kishte një vajzë 2 vjeçe dhe nuk mund ta kryente këtë akt.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Të fundit