Flash News

E-TJERA

Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i mbytur në kanal i riu në Durrës

Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i mbytur në kanal i

Një i ri u gjet i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, në Durrës.

Policia njofton se B. Sh., 33 vjeç u gjet sot i vdekur një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur. 

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 

 

Të fundit