Flash News

E-TJERA

Familjarët e dy të zhdukurve "pushtojnë" komisariatin e Sarandës: T’u gjendet trupi edhe nëse i kanë vrarë

Familjarët e dy të zhdukurve "pushtojnë" komisariatin e

Familjarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar këtë të shtunë para komisariatit të Sarandës.

Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.

Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.

I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj t’i gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë.

Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.

Kush janë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari?

Leonard Thodhori është i njohur me pseudonimin “Koçole” dhe është dënuar disa herë.

Ai dyshohet si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 199,  ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo, ndërsa po atë vit është arrestuar për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini.

Thodhori ka qenë i arrestuar me pas për “vjedhje” e “mashtrim”, ndërsa në qytet njihet si përdorues i lendeve narkotike dhe i përfshirë në trafik droge.

Ndërkohë, Fatmir Sulovari ka qenë i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.

Ai rezulton se është arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Të fundit