Flash News

E-TJERA

Familjarët e Jani Rustemajt protestë para ministrisë: I kanë thyer këmbët dhe dhëmbët

Familjarët e Jani Rustemajt protestë para ministrisë: I kanë

Familjarët e Jani Rustemit, të riut i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

“Dua drejtësinë e çunit. Kush e ka rrahur, kush e ka nxirë nga policia. Ka pasur shenja dhune. Ishte I nxirë nga trupi, te këmbët. Ia kishin thyer këmbët. Me dru ia kishin thyer këmbët”,-thotë një e afërme.

“Ma morën djalin si kokra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Djali im nuk ka pasur agjë. Duam drejtësi për djalin tim. Ne dyshojmë për dhunë, ai si ka pasur dhëmbët e thyer kur e kapën”,-tha nëna e tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj.

 

Të fundit