Flash News

E-TJERA

Familjarët e Leo Sadikut bëjnë kallëzim penal për mjekët e QSUT, dyshime për trajtim të gabuar

Familjarët e Leo Sadikut bëjnë kallëzim penal për

Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili ndërroi jetë më 8 janar në QSUT, kanë bërë kallëzim penal ndaj mjekëve të spitalit ku ishte i shtruar.

Në një prononcim për News 24, nëna e të miturit ka shprehur shqetësimin e saj për trajtimin e djalit, duke theksuar se ai nuk është trajtuar për 7 orë pas mbërritjes në Tiranë.

Ajo dyshon për diagnozën e vendosur nga QSUT, “miokardit akut”, dhe pohon se mjekët nuk kanë kryer analizat e nevojshme për këtë diagnozë.

Nëna e Leo Sadikut gjithashtu ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media që flisnin për dhunë ndaj mjekes që ka trajtuar djalin e saj.

Ajo ka deklaruar se kur është përballur me mjekën, ka pasur një moment emocionues, por ka sqaruar se nuk e ka dhunuar atë, duke i lënë çështjen në dorë të drejtësisë. “Pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi,” tha ajo.

Të fundit