Flash News

E-TJERA

Familjarët e Mateos mësynë gjykatën e Fierit/ Çalamani transportohet në paraburgimin e Vlorës, çohet në izolim

Familjarët e Mateos mësynë gjykatën e Fierit/

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Klodian Çalamanin autorin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, pak ditë më parë në fshatin e Greçallit.

Mësohet se Çalamani është transferuar në paraburgimin e Vlorës dhe është futur në izolim për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme, të afërm të djaloshit 8-vjeçar mësynë në gjykatë duke shkatërruar gjithçka që kishin përpara. Ata kërkonin të ishin prezentë në seancën gjyqësore që po zhvillohej në mungesë të Çalamanit.

Vetë autori i vrasjes nuk paraqit për shkak se situata në ambientet e gjykatës agravoi dhe pati një konfrontim fizik me efektivët e policisë.

Familjarët e Mateos nisën nënshkrimin e një peticioni në qendër të qytetit të Fierit për të rikthyer dënimin me vdekjen.

Mateo Vasia u masakrua dy ditë më parë nga fqinji i tij Klodian Çalamani. 8-vjeçari bëri xhiron e fundit me biçikletë dhe sipas dëshmive, ai kishte shkuar për t’i blerë një bukë vrasësit, dhe pasi ia kishte çuar në shtëpi, Çalamani i kishte kërkuar të futej brenda, e kur vogëlushi nuk pranoi, autori e qëlluoi me kazëm.

Mateo u gjet i groposur në banesën e autorit, i mbuluar me baltë, pas denoncimit ëë nëna e tij kishte bërë në polici se djaloshi nuk ishte kthyer në shtëpi.

Të fundit