Flash News

E-TJERA

“Bën mbi 30 minuta në këmbë për të marrë pjesë në Meshë”. Mesazhi prekës i famullisë së Shna Ndout për gjyshen e ‘5 majit’

 

“Bën mbi 30 minuta në këmbë për të

Një ditë më parë nisën shembjet e banesave në kuadër të rindërtimit në zonën e “5 Majit”në Tiranë. Banorët kundërshtuan vendimin, duke akuzuar shtetin se po i nxirrte në rrugë.

Ata bënë rezistencë, por forcat e policisë i larguan me forcë nga banesat. Në rrjet u bë virale fotoja e një të moshuare, e cila u mundua të kapërcente kordonin e policisë.

Përpos reagimeve të shumta, një koment është bërë edhe nga Famullia e Shna Ndout. Famullia tregon përkushtimin e të moshuarës për të marrë pjesë në mbajtjen e meshave, ndërsa tregon se çdo të diel ulet në vendin e saj, sa më afër altarit.

Famullia e Shna Ndout shpreh solidarizimin për familjet e komunitetit në rrugën “5 Maji”, dukeulutur që mundi i tyre të shpërblehet me drejtësi.

“Në rreshtin e parë pranë të Shenjtërueshmit është vendi i saj i preferuar - e ëmbel dhe e butë, paçka veshjes së saj me të zeza në të rrezaton dritë. Çdo të diel bën mbi 30 minuta në këmbë për të marrë pjesë në Meshen e Shenjtë, ka raste që vonohet ndonjë minut që sapo ka nisur Mesha, por me qetësi absolute prej maratonomaku nxiton të ulet për tek vendi i saj sa më afër Krishtit, sa më afër altarit aty ku paraqesim lutjet tona… e gjitha famullia jonë e Shna Ndout solidarizohet me familjet e komunitetit në rrugën “5 Maj” dhe lusim Zotin e të mirave që mundi e djersa e seciles familje të shpërblehet me drejtësi siç çdo familje e meriton", thuhet në reagim.

Të fundit