Flash News

E-TJERA

FAO: Varfëria në Shqipëri do të rritet deri në 2050-ën, pritet thellim i hendekut midis zonave urbane dhe rurale

FAO: Varfëria në Shqipëri do të rritet deri në

Pogrami Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) në studimin e fundit parashikon që varfëria në Shqipëri do të rritet ndjeshëm deri në vitin 2050, pavarësisht se të ardhurat mesatare për frymë të popullsisë pritet të regjistrojnë rritje me rreth 135% gjatë këtyre viteve.

Në raport merren në analizë gjashtë shtete: Shqipëria, Bolivia, Vietnami, Etiopia, Malavi dhe Nikaragua. Studimi me temë “Modelimi i tregtisë dhe të ardhurave shpërndarja në gjashtë vende në zhvillim”, konstaton se ndryshimi strukturor afatgjatë do të zgjerojë pabarazinë e të ardhurave.

Gjithashtu parashikon rënie të përdorimit të tokës, kryesisht në zonat rurale, si pasojë e rritjes së tregtisë me jashtë.

“Efekti i ndryshimit strukturor nuk është i njëtrajtshëm në të gjithë vendet, kur të ardhurat e familjeve rurale janë në kontrast me ato të familjeve urbane, por më shumë tregtia redukton të ardhurat relative rurale”, thuhet në studim.

Të fundit