Flash News

E-TJERA

Faqe të rreme për viza shqiptare, Ministria e Jashtme: Kujdes nga mashtrimet online

Faqe të rreme për viza shqiptare, Ministria e Jashtme: Kujdes nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar se ka konstatuar ekzistencën e një faqeje interneti të dyshimtë, e cila imiton shërbimet zyrtare të aplikimit për vizë elektronike për Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është identifikuar faqja https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/, e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimeve për viza.

MEPJ thekson se kjo faqe nuk është zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.

Ministria bën me dije se e vetmja faqe zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është https://e-visa.al/, dhe u bën thirrje qytetarëve dhe të huajve që të tregojnë kujdes maksimal, duke përdorur vetëm burime zyrtare për të shmangur abuzimet e mundshme.

Të fundit