Flash News

E-TJERA

“Çfarë autogoli”, Fuga ironizon Bashën pas mbledhjes së 43 deputetëve

“Çfarë autogoli”, Fuga ironizon Bashën pas

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar Lulzim Bashën pas takimit të djeshëm të 43 deputetëve demokratë.

Në një status në Facebook, Fuga shkruan se Basha rehat-rehat i shpall tashmë të larguar këta deputetë, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë.

“Kush është njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës në sallën "Basha" të Hotel Tiranës?

Në ka njeri që duhet të gëzohet më shumë se të gjithë nga "bashkimi" i djeshëm i 43 deputetëve në sallën "Ba(l)sha" të hotel Tiranës, është pikërisht Lulzim Basha!

Basha fitoi te Balsha!

Në vend që këta 43 deputetë të shkojnë të bashkohen me grupin e deputetëve të gjoja PD, ose të pd së vulës, a nuk di si e quajnë, dhe të bëjnë shumicën absolute atje, pra të marrin kontrollin e grupit, dalin më vete gjoja kundër Bashës. Pra, ikin nga grupi i PD zyrtare.

Prodhojnë efektin e kundërt!

Lulzim Basha rehat rehat i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm.

Cfarë autogoliiiiiii!”, shkruan Fuga.

 

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00