Flash News

E-TJERA

“Çfarë bëni mor legena”, Dash Shehi: Rama mori në telefon nja dy nga këta të naftës

“Çfarë bëni mor legena”, Dash Shehi: Rama mori

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se ulja e çmimit të naftës nuk u reflektua nga rënia në bursën ndërkombëtare

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehi tha se rënia e lehtë e çmimit të karburantit, mbrëmjen e së mërkurës erdhi si pasojë e një telefonate të Kryeministrit.

Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje.

Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, tha Dash Shehi. 

 

               


 

Të fundit