Flash News

POLITIKOFF

Çfarë bëri Nicole Kidman që ‘alarmoi’ politikanët e Hong Kong-ut

Çfarë bëri Nicole Kidman që ‘alarmoi’

Hong Kongu është ndër të shumtat qytete që po shtrëngon kufizimet antiCovid në mënyrë që të ndalojë zinxhirin e përhapjes së infeksionit.

Por favori që i është bërë aktores hollivudiane Nicole Kidman, ka ngjallur reagime dhe diskutime ‘të nxehta’ në politikën e vendit.

Hong Kongu ka vendosur karantinë për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve të vendit. Por duket se për Kidman karantina nuk ka qenë e nevojshme.

Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësues të qeverisë së vendit, thuhet se përjashtimi u bë në mënyrë që Kidman të realizonte punën e saj profesionale.

“E favorshme për ruajtjen e funksionimit dhe zhvillimit të nevojshëm të ekonomisë së Hong Kong-ut”, u tha në deklaratë.

Ylli hollivudian u pa javën e kaluar në Hong Kong duke filmuar një seri të re të Amazon Prime Video të titulluar “Expats”, çka vuri në dukej se ajo kishte shkelur rregullin e karantinimit.

Por kjo solli reagime të shumë dhe disa ligjvënës të Hong Kong-ut kritikuan vendimin.

“Rasti i përjashtimit të Nicole Kidman nuk ka të bëjë vetëm me politikën, ai përfshin çështjen e sigurisë shëndetësore dhe është një çështje padrejtësie,” tha ligjvënësja Priscilla Leung.

 

Të fundit