Flash News

E-TJERA

Çfarë diskutuan/ Fuga drekon me Metën: Bisedë e këndshme, me humor të hollë dhe sallatë barishtesh!

Çfarë diskutuan/ Fuga drekon me Metën: Bisedë e

Presidenti Ilir Meta ka drekuar me akademikun Artan Fuga. Lajmin e bënë me dije ky i fundit, teksa publikon një foto me Kreun e Shtetit në Facebook.

Fuga ka zbardhur edhe takimin, duke treguar çështjet që kanë diskutuar edhe pse ky nuk ishte një takim zyrtar. Akdademiku thotë se ndihet afër pushtetarëve kur ata janë në fund të një mandate politik.

Kujtojmë se Metës i përfundon mandate më 24 korrik. Fuga shkruan se biseda me Metën ishte sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë.

“Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për LSI, për PD, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto”, shkruan Fuga.

Çfarë diskutuan/ Fuga drekon me Metën: Bisedë e

Të fundit