Flash News

E-TJERA

Çfarë fshihet pas fasadës së turizmit? Eksperti për Politiko: Si po lulëzon prostitucioni nën hijen e shtetit

Çfarë fshihet pas fasadës së turizmit? Eksperti për
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama, është përpjekur shpesh ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion turistik serioz, duke u krenuar vazhdimisht me numrin e lartë të turistëve që vendi ka shënuar sidomos vitin e fundit. 

Por krahas shifrave dhe zhvillimit ekonomik për të cilin flet Rama, duket se Shqipëria po shndërrohet dita-ditës në një destinacion të lehtë për zhvillimin e aktiviteteve të jashtëligjshme, nga ‘turistët’.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë goditur me dhjetëra raste të ushtrimit të aktivitetit të prostitucionit në vend, ku protagoniste janë shtetase të huaja. Ekspertët vlerësojnë se periudha më e dendur për këtë aktivitet është nga data 15 korrik deri në 15 shtator, piku i sezonit turistik, ku shtetase nga Kina, vendet aziatike dhe Amerika Latine vijnë në vendin tonë për të ushtruar prostitucionin.

Fatjon Softa, ekspert sigurie zbulon për Politiko.al se në Shqipëri aktualisht janë aktive rreth 1.500 deri në 1.700 eskorta të huaja që operojnë jo vetëm në zonat bregdetare por edhe në Tiranë. Sipas tij ky aktivitet e ka bazën nga Serbia dhe kap shifra marramendëse që variojnë nga 1500 deri në 7200 euro.

“Prostitucioni në vend është kthyer në një biznes shumë fitimprurës. Eskortat shtrijnë aktivitet të rregullt në B&B, dhe trafikimi tyre është një biznes që bazën e ka nga Serbia. Është një rrjet Ballkanik që dominojnë manaxher kinez dhe nga vendet e Amerikës Latine. Fluksi i turistëve ka një ndikim, por edhe aftësia paguese në vend. Fakti që nga 1500-1700 eskorta shumica rreth 90% janë në Tiranë, tregon që Tirana është serbator dhe jo vetëm zonat turistike si Durrës, Sarandë, Vlorë”. Periudha më e dendur është 15 Korrik-15 shtator. Vlerat e pagesave variojnë nga 80 euro deri ne 1500 euro dhe vlera ne 24h që janë nga 1500 deri në 7200 euro. Vlera llogaritet 800 milionë euro në vit në euro ose kriptomonedha.- thotë eksperti.

Ekpserti përmend zona si “Myslym Shyri”, “Kinema Agimi”, “Sheshi Willson” dhe “Rruga Fortuzi”, ku aktiviteti sipas tij ushtrohet pa asnjë pengesë ndërsa ngre dyshime për bashkëpunim të Policisë. Ai thotë se shumë nga këto qendra janë të ngritura pranë komisariateve të Policisë dhe kjo e fundit nuk i evidenton me prova edhe pse ka informacion. 

“Ato janë vendosur në zona të sigurta në Tiranë duke krijuar njollat e kuqe që shumë raste janë afër komisariateve të policisë. Nga Myslym Shyri, Kinema Agimi, Posta Shqiptare, afër Hotel Tirana, Rr. Fortuzi, Sheshi Willson, etj etj. Ka shumë liberalizëm dhe shumë raste Policia nuk i evidenton me prova edhe pse ka informacion. Faqet e tyre janë të hapura dhe të aksesueshme. Punojnë in call dhe out call dhe kanë komunikime të hapura, të pa shqetësuara.”- shprehet eksperti.

Eksperti thotë se ky rrjet është i mirëorganizuar dhe sipas tij janë grupe me 2-5 persona dhe agjensi me disa pika që ndihmojnë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ai ngre alarmin se ky fenomen është kthyer në një shqetësim jo vetëm për banorët por dhe për sigurinë kombëtare nisur nga fakti se kanë mbrojte edhe nga vetë shteti. 

“Janë shërbime individuale ku janë grupë prej 2-5 persona dhe agjensi me disa pika. Duhet hetuar mënyra e spostimit të tyre. Përdorin një linjë taxi. Dyshime për bashkëpunim. Telefoni që përdorin kanë numra kubanes, anglez, rus e ukrainas, turk, shqiptar, vietnamez, spanjollë, usa, etj”. Krahas goditjes nga Policia Shqiptare, gjendja është e rëndë dhe ato janë të qeta. Kanë mbrojtje",- shprehet eksperti. 

Duket se pavarësisht retorikës për zhvillimin turistik dhe suksesin ekonomik, kemi të bëjmë me një formë bashkëjetese të heshtur mes rrjeteve kriminale dhe strukturave të shtetit. /B.Z

Të fundit