Flash News

E-TJERA

"Çfarë i tha Martini vajzës time", aktorja rrëfen si nisi konflikti te “Fan Noli”

"Çfarë i tha Martini vajzës time", aktorja

Aktorja e njohur Adelina Muça ka treguar zanafillën e sherrit mes dy të miturëve që çoi në vdekjen e 14-vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë.

Si prind i vajzave në të njëjtës shkollë, ajo tregoi në Euronews Albania se Martini i kishte treguar mbi sherrin që i mori jetën vajzës së saj të cilën e kishte shoqe shkolle.

 
“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë.

Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça.

Të fundit