Flash News

E-TJERA

"Çfarë më shpëtoi nga Covid-i", mjeku: Po vihet re agravimi i sëmundjes te të rinjtë

"Çfarë më shpëtoi nga Covid-i", mjeku: Po vihet
Mjeku Artur Hatija

Mjeku Artur Hatija foli për situatën e pandemisë në vend, ku theksoi se është ulur mosha e të infektuarëve. Mjeku tha për “Kjo Javë” se është vënë re një agravim i sëmundjes te moshat e reja.

"Kufiri i moshës ka qenë i ulur në muajt e mëparshëm. Tani po vihet re jo vetëm ulja e moshës, por agravimi i gjendjes së personave më të rinj.

Më tepër është kjo. Ka dhe raste kur kanë sëmundje të tjera, si të zemrës, të lindura. Por përgjithësisht janë format e rënduara të Covid-it", tha Hatija.

Ky i fundit deklaroi se në spital shkojnë raste të agravuara, që kanë probleme kryesisht respiratorë.

“Në spital paraqiten raste të agravuar dhe me probleme të shumta, sidomos respiratore. Kjo lidhet me ndjekjen në shtëpi. Ne e dimë se jo të gjithë pacientët e infektuar me Covid shkojnë në spital. Madje rekomandohet më shumë qetësia, qëndrimi në shtëpi”, tha mjeku.

Hatija tha se i ka marrë të dyja dozat e vaksinës dhe se pavarësisht se punonte prej fillimit të pandemisë te spitali Infektiv nuk u prek nga koronavirusi.

"Po, kam marrë të dyja dozat. Unë jam prej 8 muajsh në spitalin Covid-1 dhe nuk rezultoja se e kisha kaluar Covid-in. Në gjykimin tim më ka mbrojtur kryesisht maska. Mua më ka shpëtuar vetëm maska, por sigurisht edhe higjiena e duarve".

Të fundit