Flash News

E-TJERA

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë, krahu i djathtë i Licëve i ikën sërish policisë, qëlloi me armë dhe u arratis

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë, krahu i

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Kirasit në Shkodër, ku krahu i djathtë i fisit Lici, Barush Bregu ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ndjekjeje nga policia.

Gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që nga hetimet rezulton se drejtohej nga 43-vjeçari. Në automjet udhëtonin gjithashtu një i mitur dhe një shtetas i shpallur në kërkim.

Por Bregu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti dhe, teksa po largohej, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër.

43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.

Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga 40-vjeçari u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volksëagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas", njofton policia.

Barush Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.

Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".

Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje.

Barush Bregu dyshohet si personi që i siguroi armën autorit, i cili la të vdekur Liridon Krajën dhe Armaldo Palin, ndërsa u plagos aksidentalisht kamerierja e lokalit. Shënjestër e atentatit ishte Erogen Bajri.

Të fundit