Flash News

E-TJERA

Çfarë ndodhi para krimit? Dëshmia e shoferit: Të premten një burrë e qëlloi Martinin me shpullë

Çfarë ndodhi para krimit? Dëshmia e shoferit: Të premten

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar.

Në emisionin “me zemër të hapur” në News 24, shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha se Martini ishte djalë i mirë.

Ai tha se atë ditë, disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm.

 Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit. Sipas tij, Martini ishte nxehur atë ditë pasi një burrë i ka bërtitur dhe shante gjithë rrugës. Sipas shoferit, nëse hapen kamerat, gjendet burri që ka qëlluar me shpullë Martinin.

Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: “Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante. I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës”.

Të fundit