Flash News

E-TJERA

"Çfarë po luajmë, kungulleshkën?", Manastirliu akuza opozitës: Ka krijuar një konfuzion në mesazhet publike për qytetarët

"Çfarë po luajmë, kungulleshkën?", Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu akuzoi opozitën se ka krijuar konfuzion lidhur me situatën e pandemisë. Ajo tha se ekspertet janë udhërrëfyesit tanë. Manastirliu 37 mijë analiza kryhen në muaj nga Instituti i Shëndetit Publik

"37 mijë analiza kryhen në muaj nga Instituti i Shëndetit Publik. Po rrisim kapacitet e ekipeve mjekësore dhe grupeve të testimit në terren. Qeveria shqiptare është duke ndjekur Komitetin e Eksperteve për të gjitha vendimet. Ekspertet janë udhërrëfyesit tanë.

Opozita ka krijuar një konfuzion në mesazhe publike për qytetarët. Filluan me spitalin e Kavajës, ndërsa tani thonë pse nuk hapni spitalet rajonale. Çfarë po lozim kungulleshkë? Ne luftën e kemi me virusin jo me njëri-tjetrin. Nuk do ketë qytetarë që do i'u mungojë shërbimi", tha Manastirliu për "Real Story".

Të fundit