Flash News

E-TJERA

Çfarë po ndodh në plazhet shqiptare? Një tjetër pushuese rrezikon të mbytet

Çfarë po ndodh në plazhet shqiptare? Një tjetër

Një turiste nga Kosova ka rrezikuar jetën në bregdetin e Shëngjinit. Sipas raportimve në media pushuesja 40 vjeç është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë u mbytën tre persona. Babai Elvis Halilaj, 50-vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15-vjeç janë mbytur në det, teksa kanë qenë duke notuar.

 Dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima. Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana. Ata po laheshin të tre bashkë 30 metër larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq t’i shpëtonte dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe vetë.

Të fundit