E-TJERA

Çfarë po ndodh? Policia e Krujës ngrit pika kontrolli për automjetet me xhama të errët

Çfarë po ndodh? Policia e Krujës ngrit pika kontrolli për

Policia e Krujës ka intensifikuar masat e sigurisë duke ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të rrethit, veçanërisht në ato që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit.

Objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar, si dhe personat që mund të jenë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Balkanweb raporton se ky aksion ka për qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim.

Policia po monitoron me kujdes qarkullimin në rrugë, duke kërkuar gjithashtu të kontrollojë automjetet që mund të përdoren për kryerjen e veprimeve të paligjshme.

 

Të fundit