Flash News

E-TJERA

Çfarë presin shqiptarët nga viti 2022? Një ndër tre dëshirat kryesore, largimi nga vendi

Çfarë presin shqiptarët nga viti 2022? Një ndër tre

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (53,3%) dëshirojnë më shumë të ardhura në vitin 2022. Ky përfundim ka dalë nga një anketë e zhvilluar nga kompania MRB dhe DataCentrum për Barometrin e Euroneës Albania.

Ndërsa punësimi apo nisja e një pune më të mirë është dëshira e dytë më e madhe për shqiptarët (21,3%). E treta, është largimi nga Shqipëria (11,9%).

Mes atyre që duan që viti 2022 t’i sjellë më shumë të ardhura, pjesa dërrmuese (84,8%) janë mbi 65 vjeç. Moshat e reja, nga 18 në 34 vjeç kanë shumë më pak dëshirë për më shumë të ardhura gjatë këtij viti, krahasuar me moshat 45 vjeç e sipër.

E kundërta ndodh me shqiptarët që dëshirojnë të largohen nga vendi gjatë këtij viti. Pjesa më e madhe e tyre (24,4%) përbëhet nga të rinj të moshave 18–24 vjeç. Numri i atyre që duan të largohen është shumë herë më i ulët në moshat nga 45 vjeç e sipër.

Të fundit