Flash News

E-TJERA

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri? Nga zgjedhjet, negociatat, ekonomia te zbarkimi i 8 mijë ushtarëve amerikanë

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?
Foto ilustruese

2020-ta nuk ishte aspak i zakontë, por çfarë pritet të ndodhë në vitin që po vjen. Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun dhe shfrytëzimin e rasteve.

Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit pasigurie të pazakontë.

2021 në Shqipëri është një vit elektoral. Më 25 prill do të mbahen zgjedhjet paralamentare me rregulla të ndryshuara loje. Partitë politike ndryshe nga herët e tjera nuk do të zhvillojnë tubime elektorale, për shkak të pandemisë, por do të bindin elektoratin e tyre përmes fushatës online.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Një nga synimet kryesore të shtetit shqiptar është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Në 2021 pritet drita jeshile për çeljen e negociatave, pas refuzimit të disa viteve radhazi, për shkak të “detyrave” të papërmbushura të vendit tonë. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, përcakton marsin e 2021 vitit si kohë kur do të diskutohet për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Një nga kushtet e BE-së për çeljen e negociatave është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit pritet të nisë nga puna në vitin 2021, pas reformimit të sistemit të drejtësisë.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Vaksinimi masiv i popullatës kundër koronavirusit. Disa prej shteteve kanë nisur aplikimin e vaksinës, ndërsa në Shqipëri kjo që pritet të ndodhë në 2021. Kryeministri Edi Rama është shprehur se vaksinimi mund të nisë dy muajt e parë të vitit.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Fiskalizimi, i cili është shtyrë për disa herë do të nisë implementimin nga 1 janari. Nga ky muaj do të nisin edhe transaksionet e para pa para në dorë mes biznesit dhe shtetit.

Po nga kjo datë do të hiqet tatim fitimi për afro 5300 biznese të vogla në të gjithë vendin.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Në muajin e parë të 2021 qeveria do të japë 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve ant-Covid.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Duke nisur nga 1 janari pagat për bluzat e bardha do të rriten me 40%,për arsimtarët me 15%. Ky vendim i qeverisë vjen pas sakrificës së treguar në kushtet e pandemisë.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Duke nisur nga data 1 janar të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një sistem të ri të vizave. Ky program i quajtur Etias ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Në 2021 tetë mijë ushtarë amerikanë do të zbarkojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së që do të zhvillohet në vendin tonë.

Çfarë pritet të ndodhë në 2021 në Shqipëri?

Të fundit