Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë vjen pas dënimit të Belerit? Media greke: Rama, i ngjashëm me Erdogan dhe Putin, Evropa ta ndalojë!

Media e njohur greke ‘Ekathimerini’ i ka kushtuar sërish vëmendje çështjes së kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himrarës, Fredi Beleri dhe dënimit të tij me dy vjet burg.
Duke publikuar opinionin e Angelos Syrigos, një deputet i Demokracisë së Re dhe profesor i asociuar i së drejtës ndërkombëtare dhe politikës së jashtme në Universitetin Panteion të Athinës, në shkrim theksohet se çështja Beleri ka të gjitha shenjat e një afere që duhet të zgjojë interesin e publikut ndërkombëtar.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama është cilësuar si një lider autokrat i ngjashëmme Rexhep Tajip Erdogan-in e Turqisë apo me Vladimir Putin-in e Rusisë, ndaj apelon Europën që ta ndalojë.
Artikulli i plotë:
Gjërat gjykohen sipas rezultateve dhe në rastin e Fredi Belerit gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, qyteti me shumicë grekësh etnikë, në Shqipërinë e jugut do të qëndrojë në burg deri më 12 shtator 2024. Synimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është që gjyqi i apelit të përfundojë gjithashtu brenda shtatorit, në mënyrë që Beleri të dënohet njëherë e përgjithmonë dhe të skualifikohet.
Rama më pas mund të shpallë zgjedhje të reja në Himarë dhe shpreson që klima e frikës dhe formave të ndryshme të presionit të lejojë që të zgjidhet një kryetar bashkie që ai e pëlqen.
Amerikanët dhe europianët ende nuk janë të bindur se çështja Beleri është çështje demokracie dhe sundimi të ligjit dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, me përjashtim të disa rezolutave të paraqitura dhe të koordinuara nga Greqia, asnjë organizatë serioze ndërkombëtare nuk është marrë me çështjen (si p.sh. komisioneri i lartë për pakicat kombëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).
As në mediat ndërkombëtare të kalibrit të lartë nuk është shkruar asgjë për rastin. Edhe organizatat joqeveritare që kanë kaq shumë për të thënë për raste të tjera të ngjashme, nuk janë marrë me këtë çështje.
Kryeministri shqiptar, praktikisht, ka ndjerë se nuk është nën asnjë vëzhgim ndërkombëtar. I vetmi presion që është ushtruar ndaj Shqipërisë ka qenë falë Greqisë dhe kjo ka pasur një kosto diplomatike.
Mirëpo, çështja Beleri ka të gjitha shenjat e një afere që duhet të zgjojë interesin e publikut ndërkombëtar. Interesat e mëdha ekonomike të financuara nga paratë e drogës shkelin sistematikisht – me bekimin e Ramës – pronat private në një zonë me bukuri të veçantë natyrore që është shtëpia e një pakice etnike. Një përfaqësues i këtij komuniteti kandidon për kryetar bashkie dhe arrestohet dy ditë para votimit me akuza të rreme. Pavarësisht nga kjo atmosferë frikësimi, ai zgjidhet nga zgjedhësit e qytetit.
Ai mbahet në burg për 10 muaj për një aferë prej 340 eurosh dhe i ndalohet të betohet si kryebashkiak. Gjyqi i tij është një parodi, por gjithsesi përfundon me një dënim për kryebashkiakun e zgjedhur nga një gjykatë e kryesuar nga një gjyqtar që dihet se ka hyrë ilegalisht në Greqi në të kaluarën. Ndërkohë, humbësi i zgjedhjeve vendore, njëherësh i zgjedhur i kryeministrit, vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës. Është një rast shumë tërheqës, por ne ende nuk kemi arritur të bëjmë që dikush tjetër të interesohet.
Ndaj, tani që Beleri është dënuar, pyetja është se çfarë synon të bëjë Athina, sidomos pasi ne jemi në rrezik të konsiderohemi (siç jemi konsideruar në të kaluarën) si pjesë e problemit ballkanik. Greqia dhe Shqipëria kanë dy mosmarrëveshje kryesore. E para është zvarritur prej vitesh dhe ka të bëjë me të drejtat e minoritetit etnik grek dhe mbrojtjen e tyre.
Roli i Ramës në aferën Beleri e ka rikthyer pa dashje çështjen në plan të parë. Mosmarrëveshja e dytë ka të bëjë me përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, të cilat u rishfaqën pasi Tirana u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar në 2009.
Një rrugë që mund të ndjekë Athina është të mos i shkojë më thellë çështjes Beleri duke argumentuar se është një kauzë e humbur në të cilën nuk duhej të ishim përfshirë kurrë. E kemi bërë këtë në shumë raste me Shqipërinë në të kaluarën. Me shfaqje të vazhdueshme të “epërsisë europiane” ekstreme, ne kemi pranuar të gjitha llojet e tërheqjeve e lëshimeve, sepse i kemi siguruar interesat tona në çështje të tjera. Prej vitesh kemi supozuar se ishim vetëm disa hapa nga arritja e një lloj marrëveshjeje për zonat detare, duke e lënë çështjen të zvarritet.
Madje ne e mbajtëm marrëveshjen e 2009 që të mos ratifikohej nga Parlamenti i Greqisë për hir të kësaj perspektive. Ne shkuam edhe një hap më tej nën qeverinë SYRIZA-Grekët e Pavarur, duke bërë sikur kishim mashtruar disi shqiptarët dhe kishim nevojë për një marrëveshje të re, kur marrëveshja e 2009-ës është në fakt një paradigmë e përvijimit detar.
Ajo tërheq kufirin midis brigjeve të dy vendeve; jep ndikim të plotë mbi ishujt në çdo juridiksion; është reciprokisht e dobishme duke zbatuar dispozitat e Ligjit të Detit në mënyrë të plotë; dhe konfirmon qëndrimet e vjetra të Greqisë në zonat detare. Për më tepër, është e qartë se Turqia qëndron pas vendimit të Shqipërisë për t’u tërhequr nga marrëveshja dhe kjo është arsyeja pse, nëse nuk ushtrohet presion serioz mbi Tiranën, një marrëveshje nuk do të arrihet kurrë.
Për sa i përket çështjes Beleri, e vetmja rrugë për palën greke është një politikë e udhëhequr nga parimet. Ne e humbasim besueshmërinë kur Shqipëria shkel parimet dhe detyrimet themelore dhe nuk ka pasoja.
Për më tepër, Tirana nuk i kupton gjestet e vullnetit të mirë; i merr si shenjë dobësie. Nëse tërhiqemi në çështjet parimore si sundimi i ligjit, demokracia apo mbrojtja e të drejtave të pakicave, çfarë lloj mesazhi do t’i dërgonte kjo Turqisë (por edhe aleatëve tanë)?
Nëse e kufizojmë çështjen në sferën dypalëshe, do të jemi vërtet pjesë e problemit ballkanik. Është detyrimi ynë, pra, të nxjerrim në pah dimensionin e saj europian, por edhe t’i hedhim një vështrim të ri marrëdhënieve tona me Shqipërinë (dhe të shkundim pluhurin nga marrëveshja e nënshkruar e 2009-ës).
Dhe një gjë tjetër: Për sa u përket parimeve, Rama është shndërruar në mënyrë të shpejtë në llojin e liderit me tipare autokratike të ngjashme me Rexhep Tajip Erdogan-in e Turqisë apo me Vladimir Putin-in e Rusisë, dhe Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej.
Angelos Syrigos është një deputet i Demokracisë së Re dhe profesor i asociuar i së drejtës ndërkombëtare dhe politikës së jashtme në Universitetin Panteion të Athinës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38