Flash News

E-TJERA

Fati i Ervis Martinaj, çfarë dihet për operacionin e zhvilluar sot në Fushë Kuqe

Fati i Ervis Martinaj, çfarë dihet për operacionin e zhvilluar

Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH-ja zbarkuan në Fushë Kuqe për në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Edhe pse ende nuk kanë dalë shumë detaje, mësojet se kontrollet janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt.

Uniformat blu nuk kanë ushtruar kontrolle vetëm në shtëpinë e Martinajt, por edhe në banesat e të afërmëve të tij. Policia po kërkon prova për të hedhur drita mbi zhdukjen e “bosit” të lojërave të fatit,

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Drejtues të lartë të policisë dhe jo vetëm, nuk kanë folur gjatë për këtë çështje, duke theksuar vetëm se hetimet vazhdojnë.

 

 

Të fundit