Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fati i Ervis Martinajt, mister prej gushtit të vitit 2022, Balla: Kemi një plan pune
Teksa po bëhet thuajse 1 vit e gjysmë nga zhdukja e ‘mbretit të lojërave të fatit’, Ervis Martinajt, drejtësia shqiptare ende nuk ka asnjë pistë hetimi të sigurt.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, në analizën vjetore të këtij institucioni.
Balla foli pas mbledhjes për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale duke u ndalur te vrasjet pa autor ku argumentoi se shumë shpejt do të ketë rezultate.
Në lidhje me fatin e Martinajt, Balla tha se çështja është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.
“Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.”
Sa i përket Lezhës, ministri Balla foli edhe për një situatë tjetër me rendin gjatë sezonit veror duke shtuar se edhe siguria rrugore do të ketë vëmendje të shtuar për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.
Pjesë nga deklarata për mediat:
Pyetje: Sapo përfunduat analizën e vitit 2023 në Drejtorinë e Lezhës problematike për sa i përket ngjarjeve kriminale kohëve të fundit. Çfarë u evidentua?
Ministri Balla: Lezha është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike dhe detyra jonë është që të garantojmë një sezon turistik të sigurtë dhe përpjekjet dhe përgatitjet fillojnë që tani në Janar në mënyrë që të garantojmë jo vetëm në Shëngjin, por në të gjitha pikat turistike të këtij qarku të kemi një prezencë të shtuar. Forca kombëtare e sigurisë do të jetë një mbështetje e rëndësishme për ta garantuar këtë standard të ri të sigurisë publike përgjatë sezonit turistik. Një prej problematikave dhe sfidave tona mbetet pjesa që lidhet me parandalimin e ngjarjeve rrugore edhe sot kemi pasur një ngjarje të rëndë me një humbje jete. Kam marr informacionin nga drejtori i qarkut dhe më rezulton se është një aksident i pakuptimtë po të kesh parasysh në një rrugë të drejtë dhe të humbjes së kontrollit të mjetit dhe për pasojë këtë ngjarje të rëndë rrugore. Ne do të vazhdojmë të rrisim përpjekjet tona për të garantuar më shumë siguri në rrugë. Jemi duke bërë diskutimet dhe studimet përkatëse për të rritur monitorimin e rrugëve me më shumë teknologji që lidhet jo vetëm me radarët, poliscanët, makinat inteligjente, por thirrja ime këtu nga Lezha është ndaj drejtuesve të mjeteve, ndaj ju lutem, ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor është e papranueshme shkelja në mënyrë të qëllimshme, qofshin hyrjet në rrugët kryesore nga rrugët dytësore, qoftë mosdhënia e përparësisë në pikat e kryqëzimeve apo rrethrrotullimeve, na sjellin shumë ngjarje të rënda dhe incidente rrugore.
Pa harruar këtu dy sfida të tjera që i ka DVP Lezhë, njëra lidhet me numrin e lartë të personave në kërkim ku duhet një plan pune i ri për t’i gjetur dhe vendosur para drejtësisë, sikurse dhe zbulimi i ngjarjeve të rënda kriminale me pasojë humbjen e jetës ku besoj që do të kemi rezultate të shpejta për të shkuar në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qark. Por dhe zbulimin e një numri të konsiderueshëm ngjarjesh të vjetra për të cilat kemi tashmë një plan pune në këtë drejtori.
Pyetje: Në qarkun e Lezhës janë 228 familje në konflikte gjakmarrje dhe hasmërie. A mendoni se duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni?
Ministri Balla: Janë 45 ngjarje kriminale nga viti 2005 e këndej, me vrasje, për të cilat, sikurse ju informova, kemi një plan pune për to, sepse këto ngjarje të vjetra janë burim për ngjarje të reja. Të paktën historia këtë ka treguar dhe na ka mësuar. Dhe është në detyrën e DVP Lezhë, kemi bërë një bisedë edhe me drejtuesit e prokurorisë për një hetim të thellë. Dhe detyra e policisë për të parandaluar ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra.
Pyetje: Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, gjatë ditëve të fundit janë ndaluar një sërë personash por janë lënë sërish të lirë. A e shihni si një problem të policisë që nuk çon prova apo të sistemit të drejtësisë?
Ministri Balla: Jo, e para, nuk është kështu! Prokuroria është në vendimmarrjen e vet për të dhënë masa të tjera sigurie përveç masës së sigurisë “arrest me burg”. E rëndësishme është që prokuroria, për të gjitha rastet, ka dhënë një masë të caktuar. Kjo lidhet edhe me kapacitetet që kemi. Por unë nuk kundërshtoj, përkundrazi, as nuk i komentoj vendimet e prokurorisë për të dhënë masa të tjera sigurie, alternative. Kjo është një gjë e mirë. E rëndësishme është që prokuroria e ka konsideruar punën e policisë, të bazuar në kod dhe e rëndësishme është që ne vazhdojmë punën për ta goditur këtë fenomen. Besoj që biem dakord me të gjithë qytetarët e Lezhës apo gjithë Shqipërisë që fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave duhet goditur çdo ditë. Dhe e kam thënë që prej ditës së parë, vazhdoj ta mbështes që kjo është një punë sistematike. Nuk është diçka që bëhet në mënyrë periodike, por në mënyrë të përditshme.
Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?
Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38