Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ish ministrat dhe zyrtarët që tradhtuan Metën për ti besuar Ramës, shumica janë zhdukur nga skena. Por përpos atyre që kanë përfunduar në burg ka pasur edhe ndonjë me fat.
Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre orë, ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako, që Rama i’a rrëmbeu LSI-së, në kuadër të hetimit që po bën për Eko Parkun në Durrës. Ky është një tjetër skandal i kësaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e tërmetit, anulloi një garë të hapur me tender në vitin 2019 dhe pak ditë më pas e dha pa garë ndërtimin e parkut që do të ngrihej mbi landfillin e Porto Romanos.
Por, interesantja në këtë pikë nuk janë vetëm dyshimet për korrupsion. As fakti se për çdo vjedhje që është bërë në këtë vend SPAK-u shkon tek i ngrati Alqi Bllako, i cili deri më tani ka dy dënime për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe po hetohet edhe për atë të Tiranës.
E bukura është se Bllako, një ish ushtar i LSI-së, sekretar në ministrinë e Lefter Kokës, sekretar i Përgjithshëm i presidencës në kohën e Metës, e braktisi partinë mëmë se i besoi më shumë Edi Ramës. Dhe vetëm pak kohë më pas, kur sapo qe bërë deputet i socialistëve në zgjedhjet e 2021, përfundoi në burg. Prezenca e tij në kuvend zgjati nga shtatori i këtij viti deri në mars 2022 kur deputetët e PS, votuan pro burgosjes së tij të kërkuar nga SPAK.
Megjithëse i zhgënjyer, ai tentoi të arratisej jashtë, por një premtim i panjohur e ktheu në vend dhe e detyroi të pranojë qelinë, ku gjendet edhe sot pas tre vitesh.
Por ky nuk është i vetmi tradhëtar i Metës, që e ka pësuar keq nga kalimi tek Edi Rama. Ish shefi i tij, Lefter Koka ka ndjekur pak a shumë të njëjtën trajekrore. Sapo u bë deputet i PS në 2021, duke i dhënë fitoren Ramës në Durrës, ai u detyrua të japë dorëheqjen. Në tekstin e këtij hapi të papritur politik, të cilin dukej qartë se nuk e kishte shkruar vetë, ai shprehej: se ‘…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël’, duke pretenduar se po i linte vendin brezit të ri. Por, pak muaj pasi la mandatin ai përfundoi në pranga. Vëllai i tij në një deklaratë publike pohoi se dorëheqjen ia kishte kërkuar Rama, në këmbim të paprekshmërisë nga drejtësia duke thënë se kryeministri e pati mashtruar.
Nuk dihet sa i vërtetë është ky pohim pa dëshmitarë por fakti ngelet se prej tre vitesh Lefter Koka gjendet në burg, si fajtori më i madh deri më tani për ngritjen e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit dhe si i hetuari kryesor për atë të Tiranës.
Në rrugën e vet drejt konvertimit në ramist Lefter Koka tërhoqi edhe Nasip Naçon. Ish-ministrin e drejtësisë të kabinetit Rama 1, pasi e joshën fort siç e panë të gjithë në videon e famshme kur Edi dhe Teri, nën avujt e alkoolit i thonin të bashkohej me ta, iu bashkëngjit PS në qarkun e Beratit. Ndryshe nga Koka, ai nuk pati fatin e keq të burgut, por u përdor si limon i shtrydhur vetëm për një mandat. Pasi ia mori LSI-së, Rama nuk e kandidoi më në 2025-ën. Askush nuk ia njohu sakrificën dhe shërbimin. Pak muaj para zgjedhjeve të 2021-shit, Nasip Naço njoftoi largimin e tij nga LSI, duke e konsideruar si ‘eksperiment politik’. Madje ai tërhoqi me vete edhe deputetin tjetër të Beratit, Gledion Rehovica. Ky i fundit, nën ndikimin e Naços, përmes një mesazhi në janar 2021 njoftoi se kishte vendosur të largohet nga LSI pasi ‘eksperimenti i LSI-së ka përfunduar’. ‘LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS’, tha para zgjedheve 2021 Rehovica.
Aventura e Naços zgjati vetëm katër vite. Kur e morri vesh që ajo mbaroi ai deklaroi me pezëm: Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Tani jam qytetar i lirë’.
Deputeti tjetër Agron Çela e braktisi Ilir Metën në kushte të ndryshme. Ai i ndejti besnik LSI së Kryemadhit edhe në zgjedhjet e 2021, kur dezertuan, Koka, Naço, Bllako. Madje e fitoi mandatin në Shkodër, por më pas nuk i rezistoi tundimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, atëherë kur bateritë e pushtetit u fokusuan në marrjen e bashkisë nga Benet Beci.
Që në dhjetor, para fillimit të fushatës, Çela u pa në një foto të përzemërt me Becin dhe Elisa Spiropalin. Më pas ai konvertoi në rilindas dhe kreun lokal të partisë së Lirisë, Edmond Ndou. Pasi u shfaq në Shkodër në krah të Ramës, deputeti, që u bë meme me kërcimin përkrah Elisës, lëshoi thirrje se ‘duhet t’i japim shansin PS-së që të drejtojë bashkinë në Shkodër pas 30 viteve të drejtimit të PD-së’.
Ndryshe nga kolegët e tij që kishin braktisur partinë duke pëshpëritur nën zë kundër drejtimit të Monikës, Çela po e linte atë pasi në krye ishte rikthyer Ilir Meta. E ndonëse ky i fundit deklaronte se me Çelën nuk humbëm asgjë, sepse iku ‘një biznesmen që s’ kish folur kurrë kundër qeverisë’, kjo gjë tregonte se efekti korruptiv dhe shantazhues i pushtetit qe bërë i papërballueshëm.
Gjithësesi, pavarësisht shërbimeve, Çela nuk figuroi më në listën e PS për Shkodrën në 2025. Nderi që iu bë atij qe se në listë u zëvendësua nga e bija, Xhenis Çela.
Po një garë lokale, këtë herë e pjesshme, u bë shkak që një tjetër LSI-st, të cilin Rama e pati luftuar pa mëshirë, të detyrohej ti thoshte kryeministrit ‘babë’. I futur në betejë me Athinën, pas vjedhjes së bashkisë Himarë dhe burgosjes së fituesit të saj Fredi Beleri, Ramës i duhej të korruptonte me doemos një personazh që të qe edhe opozitar edhe minoritar. E këto kushte i përmbushte vetëm ish deputeti i LSI-së për Gjirokastrën deri në 2021-shin, Vangjel Tavo.
Ndonëse e pati zbuar Vangjel Tavon dhe kolegët e tij, në vitin 2017, me pretekstin, se ata e donin pushtetin për tepsinë dhe tavën e të mirave që ofronte. Ndonëse mbylli kufirin katër vite më pas, me justifikim kovidin, që ta privonte atë nga mandati i deputetit, duke penguar ardhjen e minoritarëve për të votuar, Rama vendosi të bëje paqe me të duke i dhuruar në verën e 2024, bashkinë e Himarës. Jo nga dashuria, por nga halli, ai e bëri atë të vetmin ish LSI-st, tradhëtar të Metës, që mban sot një post në hierarkinë rilindase.
Një qokë më e vogël i’u bë edhe tradhëtarit të fundit, Endrit Brahimmlarit. Ish sekretari i përgjithshëm i LSI-së, mori sipas peshës së tij, një vend jo fitues në listën e Tiranës, në zgjedhjet e qershorit, duke u bërë njëri prej të shumtëve që ikja nga partia mëmë, ia prishi karierën politike, ndonëse edhe kaq është shumë më mirë se fati i Kokës apo Bllakos. Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38