Flash News

E-TJERA

Fation Murati në “arrati”, Gjykata e Apelit zbardh vendimin për lirimin e tij

Fation Murati në “arrati”, Gjykata e Apelit zbardh vendimin

Gjykata e Apelit ka reaguar lidhur me Fation Muratin, në lokalin e të cilit mbrëmjen e djeshme mbeti e vrarë në një atentat banakierja e lokalit dhe u plagosën 5 të tjerë.

Sipas Apelit, më 11.10.2022 ndaj Fation Muratit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

Gjykata shprehet se “Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.”

Apeli shton se për Muratin, nga data e njoftimit datë 31.102022, “nuk rezulton të jetë gjykuar çështje tjetër penale në Gjykatën e Apelit. Në lidhje me vendimin, ai lidhet me kërkesë në fazën e hetimeve paraprake dhe të dhenat qe permban ruhen sipas ligjit nga sekret hetimor.”

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit