Flash News

E-TJERA

Fatos Klosi me tone përçarëse: Ata që dalin tek “Rruga e Shpresës” kanë zbritur nga veriu

Fatos Klosi me tone përçarëse: Ata që dalin tek

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj qytetarëve që protestojnë prej ditësh në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në Fax News në emisionin “ngA Kalaja”, me Aulon Kalanë, ish-kreu i SHISH u shpreh se të gjithë ata që mblidhen tek “Rruga e Shpresës”, janë njerëz që kanë zbritur nga veriu. Klosi përdori një gjuhë përçarëse duke pretenduar se veriorët kanë zbritur në Tiranë.

“Ata që i dalin Berishës janë ata që i ka zbritur që andej. Është opinioni im. Veriu ka zbritur”, tha Klosi.

Deklarata e tij u kundërshtua nga moderatori dhe të ftuarit. Mimoza Hajdarmataj tha se Klosi përdori një gjuhë të tillë diskriminuese.

Të fundit