Flash News

E-TJERA

Fatos Kongoli: Kadareja është shkollë letrare, shkrimtar i përmasave botërore

Fatos Kongoli: Kadareja është shkollë letrare, shkrimtar i

Shkrimtari Fatos Kongoli ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në TKOB në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.

Për mediat, Kongoli u shpreh se Kadareja është një shkollë letrare dhe jo një shkrimtar i zakonshëm.

Kongoli tha se me Kadarenë ishin miqësuar vitet e fundit dhe se e kishte adhuruar gjithmonë si autor.

"Kadare është shkrimtar i madh i përmasave botërore. E kam adhuruar gjithmonë si autor Kadarenë dhe atëherë kur nuk më shkonte mendja të bëhesha unë shkrimtar. Vitet e fundit u miqësuam me njëri tjetrin. Kishim një mik të përbashkët dhe vila e Kadaresë në Qerret takoheshim shpesh. Më ndodhte të takohesha dhe në raste festash.Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm. Është shkollë letrare", tha Kongoli.

Të fundit