Flash News

E-TJERA

Fatos Nanos në luftë për jetën, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë

Fatos Nanos në luftë për jetën, mbërrin në

Ish-kryeministri dhe ish lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ndodhet në orë kritike për jetën, pas 11 ditësh në reanimacion në një spital privat në Tiranë.

Burime mjekësore konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rënduar, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje intensive për stabilizimin e tij.
Sipas Top Channel, në spitalin ku po trajtohet Nano, ka mbërritur edhe një ekip i specializuar mjekësh të huaj, të cilët po monitorojnë nga afër parametrat jetësorë dhe po asistojnë në protokollet e kujdesit intensiv.
Sakaq, figura të njohura të politikës dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur solidaritet dhe lutje për përmirësimin e ish kryeministrit.

Të fundit