Flash News

E-TJERA

“Fatura e arbitrazhit 392 mln euro”, Tabaku: Detyrimet e keqqeverisjes do paguhen me taksat e qytetarëve

“Fatura e arbitrazhit 392 mln euro”, Tabaku: Detyrimet e

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shkruan se fatura e arbitrazhit është 392 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se fatura do të paguhet një ditë me taksat e qytetarëve. Demokratja shkruan se përpjekjet e Ramës për të ikur nga Gjykata e Arbitrazhit, tregon përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit.

"Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro! Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike.

Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!

Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!

Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!", shkruan Tabaku.

Të fundit