Flash News

E-TJERA

Fatura zyrtare e arbitrazheve është 263 mln euro. Sa çështje të tjera janë potencialisht për tu fituar?

Fatura zyrtare e arbitrazheve është 263 mln euro. Sa

Kostoja e detyrimeve të arbitrazhit që ka raportuar Ministria Financave aktualisht është është 263 mln euro. Ky detyrim rrezikon të rritet, pasi ka dhe disa çështje të tjera të hapura në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku shteti shqiptar mund të humbasë, siç ndodhi në çështjen Bechetti.

Sipas "Top story" detyrimet potenciale që mund të materializohen në kosto buxhetore shtesë janë në afro 300 milion euro. Gjithashtu shton se gjatë vitit 2020 janë regjistruar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve tre çështje: Durrës KURUM Shipping sh.p.k dhe të tjerë-Shqipëria, Arka Energy B.V -Shqipëria dhe Costruzioni DONDI & KUBOTA CO- Shqipëria.

Së fundmi, një tjetër vlerë që i shtohet Buxhetit të Shtetit shqiptar për tu paguar është për një vendim të marrë më 1 shtator të 2020-ës nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë me qëndër Arbitrazhi Paris.

Arbitrazhi ICC shpalli fitues palën private, duke i sjellë një kosto buxhetit të shtetit prej 37 465 663 euro. Sipas "Top story", kjo vlerë nuk është paraqitur ende në publikimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pavarësisht se është marrë vendimi final nga Arbitrazh ICC.

Të fundit