Flash News

E-TJERA

Favorizim në doganë në këmbim të parave, bien në pranga 2 policë dhe 2 doganierë

Favorizim në doganë në këmbim të parave, bien në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 persona të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

J. H., B. H. dhe F. G., janë kapur në flagrancë ndërsa transportonin mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Policia ka konstatuar se ata janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.

Zyrtarët e arrestuar janë:

- Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

- Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

- V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

- J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

Të fundit