Flash News

E-TJERA

Favorizoi persona me precedentë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arjan Ndoj

Favorizoi persona me precedentë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arjan

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj.

Ndoj është shkarkuar unanimisht nga anëtarët e KPK, me motivin se gjatë punës së tij si prokuror ka favorizuar persona me precedentë penalë.

Dyshohet se Ndoj në vitin 2009 dhe 2010, ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion dhe ka caktuar trupin gjykues për një çështje që lidhje me një konflikt prone.

Sa i përket lidhjeve me persona me precedentë kriminalë, është sjellë si shembull Aleksandër Laho me të cilin Ndoj ka qenë në makinë ditën që iu bë atentati në vitin 2019. Ndoja në seancën e shkuar ka mohuar të ketë lidhje me persona të krimit, duke ofruar që të vërtetojnë kontaktet e tij me ta.

Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Përpos, lidhjeve me krimin Ndoja ka ngecur në vetting edhe në aspektin profesional duke gjykuar se prokurori ka marrë vendime të ndikuara nga biznesi. KPK argumenton se Ndoj nuk justifikonte pasurinë.

Të fundit