Flash News

E-TJERA

Favorizuan ndërtimet pa leje/ Ndalohet kryeinspektori dhe tre zyrtarë të Bashkisë Dibër, në kërkim ish-drejtuesi i IMT

Favorizuan ndërtimet pa leje/ Ndalohet kryeinspektori dhe tre zyrtarë

Policia ka ndaluar kryeinspektorin dhe tre inspektorë të IMT-së Dibër, pasi favorizuan dy persona për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike. Gjithashtu është shpallur në kërkim ish-kryeinspektori i IMT-së në bashkinë Dibër, Ermal Xhaka, 37-vjeç .

Të ndaluarit në kuadër të operacionit të koduar "Inspektoriati":

• Fitim Raska, 33-vjeç, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• Jetmir Osmani, 32-vjeç, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• Shpëtim Iskurti, 51 vjeç, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

• Agush Cena, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ata akuzohen për "Shpërdorim detyre", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në favor të dy personave.

Hetimi i këtij rasti ka çuar në nisjen e procedimit penal dhe për tre persona të tjerë: B. Sh., 62 vjeç me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.

Të fundit