Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta amerikane: Gjyqi i McGonigal të bëhet në Shqipëri. Agjenti i FBI, Soros dhe Blinken i dhanë jetë të re politike Berishës

Çështja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Mcgonigal, i cili merrte para ruse ka tronditur mediat ndërkombëtare por dhe vendase me kryeministrin Edi Rama që akuzohet si pjesë e skandalit ku në fokus ka qenë shkatërrimi i opozitës shqiptare.
Në lidhje me këtë gjë ka shkruar dhe Peter Lucas, një reporter politik, i cili ka shkruar tre libra mbi Shqipërinë ku njëri prej tyre është dhe “Misioni amerikan në Shqipëri”.
SHKRIMI I PLOTË:
SHBA duhet të zhvillojë gjyqin e ish-agjentit të turpëruar të kundrazbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, në Tiranë, Shqipëri, vendi i skemave të tij të supozuara të zhvatjes.
Pse Shqipëria? Sepse aty janë të gjithë dëshmitarët, shumë prej të cilëve janë të ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara - të shpallur persona non grata - bazuar në sanksione joekzistente ose të rreme.
Një gjyq i hapur në Tiranë do t'i lejonte SHBA-së t'i tregonte aleatit të saj të vogël në NATO - dhe pjesës tjetër të botës - se si nuk ka dy sisteme drejtësie në Amerikë apo në Shqipëri.
Edhe pse kjo do të ishte e vështirë për t'u shitur, ende mund të ketë disa njerëz që e besojnë. Shqipëria është një vend ku McGonigal u pasurua pa ditur asgjë FBI-ja për sjelljen e tij mashtruese. Dhe kjo sjellje përfshinte çimentimin e një marrëdhënieje sekrete me kryeministrin socialist shqiptar Edi Rama.
Aktakuzat kundër McGonigal, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, përfshijnë pranimin e 225,000 dollarëve cash nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare me lidhje me Ramën. Shpërblimi për shërbimet e supozuara të paligjshme të bëra erdhi nga rusët ose shqiptarët, por ndoshta të dyja. McGonigal punoi edhe anën ruse.
Ndërsa Rama ka pranuar takimet me McGonigal, ai ka mohuar çdo keqbërje, por ka penguar përpjekjet për një hetim të brendshëm. Kundërshtarët e tij politikë në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë kanë akuzuar, megjithatë, se McGonigal ishte paguar për të stigmatizuar dhe shkatërruar kundërshtarin e Ramës, Sali Berisha, një ish-kryeministër, duke rekomanduar që ai të njolloset me sanksione për të penguar një rikthim politik.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken në vitin 2021 e shpalli Berishën persona non grata për “akte korruptive” të paspecifikuara që dyshohet se kanë ndodhur kur Berisha ishte në pushtet tetë vjet më parë. Berisha planifikon të sfidojë Ramën në vitin 2025.
Interesante është edhe prania e miliarderit George Soros, aktiv prej kohësh në Shqipëri – dhe i sulmuar prej kohësh nga Berisha – i cili në emër të reformës po përpiqet të bëjë me sistemin shqiptar të drejtësisë penale atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë penale në SHBA.

Berisha pohon se nëse dikush duhet shpallur persona non grata është George Soros. Prindërit e Blinken, Vera dhe Donald Blinken, të cilët ndajnë interesat hungareze të Sorosit, kanë lidhje të ngushta me Sorosin dhe financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Soros,të Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, të cilin Soros e themeloi. Ndoshta Blinken po i bënte një nder mikut të babait. Soros është nga Hungaria.
Jo vetëm kaq, por edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është hedhur në politikën shqiptare, siç nuk e ka bërë asnjë ambasadore tjetër. Kim u përpoq të largonte Berishën nga Partia Demokratike, të cilën ai e themeloi fillimisht pas rënies së komunizmit në 1999.
Pasi dështoi me këtë, si favor për Ramën, ajo u përpoq të detyronte Partinë Demokratike të hiqte Berishën si deputet, edhe pse ai ishte zgjedhur me votë popullore. Ajo tha gjithashtu se Uashingtoni do të ndalonte të gjithë dialogun me Partinë Demokratike nëse Berisha rikthehej në krye të saj. Berisha u rikthye.
Berisha nuk është shenj. Jashtë Nënë Terezës nuk ka asnjë shenjt në Ballkan. Nuk ka shenjtorë as në FBI. Por Berisha ishte dhe është një antikomunist i vendosur, lideri i parë i Partisë Demokratike pas përmbysjes së regjimit komunist. Ai shërbeu si president nga 1992 deri në 1997, dhe përsëri si kryeministër nga 2005 në 2013. Gjithmonë si pro-amerikan.
Nuk ka rëndësi kush e drejton Shqipërinë, sa i takon SHBA-së. Kjo sepse pavarësisht se kush është në krye, Shqipëria ndjek politikën e jashtme të SHBA-së dhe ndihmon në sigurimin e vendeve për bazat ajrore ushtarake ose pranimin e refugjatëve afganë.
Pra, ajo që kë gojëhapur vëzhguesit ballkanikë është se përse Biden u përzie në politikën shqiptare dhe t'i kthehej kundër Berishës 77-vjeçar. I lënë patrazuar, ai do të ishte në pension duke u kujdesur për kopshtin e tij. Tani, falë McGonigal dhe Blinken atij i është dhënë një jetë e re.
Nëse do të isha anëtar i Kongresit, apo persona non grata, do të doja të dija se çfarë bënë Blinken dhe McGonigal në Shqipëri. Historia mban erë.
*Peter Lucas, një reporter politik dhe kolumnist veteran i Massachusetts, ka shkruar tre libra mbi Shqipërinë duke përfshirë "OSS në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38