Flash News

E-TJERA

Federata e Futbollit të Zvicrës shpall Granit Xhakën lojtarin më të mirë të 2022

Federata e Futbollit të Zvicrës shpall Granit Xhakën lojtarin

Federata e Futbollit të Zvicrës ka shpallur futbollistin Granit Xhaka si lojtarin më të mirë të vitit 2022.

Xhaka vitin e kaluar kapi shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë arritje, shkruan GazetaBlicSport.

Ai po ashtu ka pasur një vit të suksesshëm me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.

Në një postim në Instagram, Xhaka shkruan se ndihet shumë krenar për këtë titull të marrë.

“Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Faleminderit shumë për mbështetjen, me të vërtetë do të thotë shumë për mua”,  shkruan Granit Xhaka.

 

 

Të fundit