Flash News

E-TJERA

Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti në Laç

Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti në Laç

Një rast i dizenterisë ka ngritur në alarm autoritetet shëndetësore dhe lokale në qytetin e Laçit, pasi një fëmijë i mitur është diagnostikuar me këtë sëmundje infektive.

I mituri kishte shfaqur temperaturë për disa ditë me radhë, duke u dërguar më pas në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), ku analizat konfirmuan praninë e dizenterisë.

Një grup pune ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit ku frekuentonte fëmija, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Ndërkohë, ekspertët e Shëndetit Publik kanë marrë mostra për analiza, ndërsa rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve përfundimtare.

Dizenteria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga baktere ose parazitë, e cila mund të përhapet përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar, duke shkaktuar diarre të rëndë, temperaturë dhe dehidrim. Autoritetet bëjnë thirrje për rritjen e higjienës dhe kujdes të shtuar për parandalimin e rasteve të tjera.

Të fundit