Flash News

E-TJERA

Fëmija i mitur shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet

Fëmija i mitur shfaq shenja të dizenterisë në kopsht,

Një rast i dizenterisë te një fëmijë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e institucioneve shëndetësore dhe Bashkisë Kurbin.

Fëmija, i cili kishte shfaqur temperaturë për disa ditë, është dërguar në QSUT, ku pas analizave është konfirmuar i prekur nga kjo sëmundje infektive.

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet kanë ndërhyrë duke nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit nr. 1. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza dhe ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e infeksionit.

Për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe stafit, kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e rezultateve dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe ruajtjen e higjienës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Të fundit