Flash News

E-TJERA

“Fëmijët dridhen nga kalimi i kamionëve”, Banorët e Fushë Milotit në protestë, bllokojnë rrugën kryesore

“Fëmijët dridhen nga kalimi i kamionëve”,

Tonazhet e rëndë janë bërë shqetësim jo pak herë për disa banorë. Këtë të martë kanë qenë namorët e Fushë Milotit ata që kanë protestuar  duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në këtë aks.

 Ata shprehen se kalimi i mjeteve të tilla po u rrezikon jetën e fëmijëve.

Banorët i kanë dhënë firmës 10 ditë kohë që të marrë masa për asfaltimin e rrugës, në të kundërt do të bllokojnë aksin që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Tiranë.

Ne jemi mbledhur për dëmtimin e rrugës së Fushë Milotit nga Shullazi deri në autostradë. Nuk kalojnë dot fëmijët, ka pluhur e baltë. Kjo rrugë ka vite kështu dhe nuk vihet dorë. Të bëhet rruga, të pastrohet rruga, të vijnë fëmijët, të kalojnë makinat pa dëmtime. Nuk duhet zhavorr po asfalt se kur bie shi, zhavorrin e nxjerrin sërish gomat e kamionëve. Kamionët janë shqetësimi kryesor. Ka edhe ferra e kallama rrugës, po të shkosh në Bashki thonë e ka ARRSH.

Ky shqetësim ka shumë vite. S’ka vënë njeri në dorë. Fëmijët dridhen nga kalimi i kamionëve. Kanë 4 vjet që na thonë do e mbarojnë rrugën. Këta duan votat edhe neve të na lënë në rrugë të madhe. Kemi për ta mbaru thonë por pasi të vdesësh ti. Rruga pa banorë shiheni vetë. Çfarë është ky pushtet që na gënjen përditë, nuk jep llogari”, tha banorët.

Të fundit