Flash News

E-TJERA

Fëmijët gjejnë kallashnikov pranë stadiumit në Korçë, policia nis hetimet

Fëmijët gjejnë kallashnikov pranë stadiumit në
Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur brenda rrethimit të ish-pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës.

Zbulimi i armës është bërë nga disa fëmijë të vegjël, të cilët kanë njoftuar të rriturit, të cilët më pas lajmëruan policinë. Menjëherë pas telefonatës në sallën operative, forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan armën, e cila ishte e mbështjellë me një qese plastike dhe e hedhur brenda rrethimit.

Arma është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e mundshëm dhe për të përcaktuar nëse ka lidhje me ndonjë ngjarje kriminale.

Për arsye sigurie, autoritetet kanë marrë masa për të larguar ekipet e fëmijëve që stërviten pranë stadiumit, duke shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Të fundit