Flash News

E-TJERA

Fëmijët ishin në gjumë, shqiptari vrau gruan dhe fshehu kufomën për një javë në banesë

Fëmijët ishin në gjumë, shqiptari vrau gruan dhe fshehu

Janë zbardhur detaje tronditësve nga ngjarja makabër në Greqi ku një shqiptar vrau bashkëshorten dhe trupin e  pajetë e kishte mbajtur prej një jave në shtëpi.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur kur në shtëpi flinin fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilët prej kaq ditësh nuk kishin kuptuar as gjënë më të vogël dhe kërkonin nënën e tyre.

Sipas informacioneve të fundit është gjetur arma e vrasjes. “Një grua e mirë dhe e qetë që punonte shumë dhe ishte shumë e interesuar për familjen e saj”, tha një e afërme e autorit 39-vjeçar që e njihte atë.

Siç ka treguar ajo, çifti nuk kishte përmendur asnjëherë ndonjë problem që mund të kishin pasur mes tyre, ndaj krimi ka tronditur të gjithë familjen dhe ka shkaktuar trishtim të jashtëzakonshëm. Çifti kishte 13 vite bashkë dhe kishin ardhur nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

Siç raportohet, gruaja punonte dy punë, në një kompani pastrimi, ndërsa pastronte edhe shtëpi dhe 39-vjeçari punonte në ndërtim. Në fund ai ka përmendur se autori nuk ka pirë.

 

Të fundit