Flash News

E-TJERA

"Fëmijët na shohin vetëm në televizor", grevistet thirrje grave deputete: A keni ndjesi nëne, ejani na shikoni

"Fëmijët na shohin vetëm në televizor", grevistet
Gratë naftëtare

Teksa ndodhen në ditën e 13-të të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit u janë drejtur zonjave deputete të Kuvendit me thirrjen për t'i vizituar.

Ato shprehen se nuk heqin dorë nga greva deri në momentin e marrjes së pagave që u takojnë, ndërkohë që këmbëngulin për ndërhyrje të qeverisë.

Më tej gratë naftëtare theksojnë se fëmijët i kanë lënë në shtëpi dhe ata i shohin nënat e tyre vetëm në televizor.

 “Zëri ynë nuk po dëgjohet. Përditë ndjehemi edhe më të dobëta. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu.

Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi e na shikojnë vetëm në televizor. Zoti kryeministër çfarë kërkojnë këto nëna këtu, vetëm 13 paga të prapambetura të fituara me gjyq, bukën e gojës dhe gjallërimin e qytetit.

Thirrje grave të parlamentit, ejani të shikoni nënat mallakastriote në çfarë gjendje janë, a keni ndjesi nëne? Nuk jemi gra për shoë, luftojmë për bukën e fëmijëve", shprehet një nga gratë.

Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri sot thirrje kryeministrit që ti japë zgjidhje naftëtarëve pasi edhe pse kompania është private, shteti ka rol rregullator.

"Zoti kryeministër, jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, deklaroi Kryemadhi.

 

Të fundit